Zvicra ia zgjat kontratën trajnerit Yakin, pas kualifikimit në Botëror
BKT
Sport

Zvicra ia zgjat kontratën trajnerit Yakin, pas kualifikimit në Botëror

Zvicra ia ka zgjatur kontratën trajnerit Murat Yakin, pas suksesit që e arriti, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Katar.

Erdhi me skepticizëm në ekipin kombëtar të Zvicrës, pas suksesit historik që Petkovic e arriti në Evropian, por Murat Yakin e dëshmoi se e meriton pozitën e përzgjedhësit duke e dërguar Shaqirin me shokë në Kupën e Botës “Katari 2022”.

Me këtë kualifikim, kontrata e Yakin u zgjat automatikisht deri në vitin 2024, pasi arriti që të siguronte kualifikimin në Botëror, duke lënë në play-off kampionin aktual të Evropës, Italinë.

Këtë e konfirmoi vet trajneri Yakin në konferencën për media pas fitores dhe kualifikimit mbrëmë, raporton GE.

Murat Yakin ka përqindje më të mirë se trajnerët paraardhësit e tij me 2.14 pikë për ndeshje.