17:58 / 16.11.2021
Formacionet zyrtare Kosovë U21-Shqipëri U21
Kosova dhe Shqipëria do të ballafaqohen sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kategorinë e moshave U21.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin G të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian të këtyre grupmoshave që zhvillohet në vitin 2023.
Shqipëria në këtë grup është e treta me nëntë pikë, kurse Kosova në të pestin me vetëm tri pikë dhe ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit.
Këto janë formacionet zyrtare:
Kosova: Nreca Bisinger; Hoti, Kurtulus, Sadriu, Hoxha; Krasniqi, Shabani, Lushtaku, Veliu; Marleku, Zeqiri
Shqipëria: Tafas; Mitaj, Selmani, Pëllumbi, Ismailgeci; Doda, Çelhaka, Asllani, Ndrecka, Karrica, Dobra























