​Kosovë U21-Shqipëri U21, ky është rezultati i pjesës së parë
BKT
Sport

​Kosovë U21-Shqipëri U21, ky është rezultati i pjesës së parë

Kosova dhe Shqipëria janë duke luajtur baras, pa gola në kategorinë e grupmoshave U21.

Kjo ndeshje e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e vlefshme për ciklin kualifikues për në Kampionatin Evropian EURO 2023 për këtë kategori.

Të dy kombëtaret vëllazërore janë në grupin G. Shqipëria momentalisht ka 10 pikë në vendin e katërt, kurse Kosova ka katër pikë në vendin e pestë.

“Dardanët” ishin më të mirë në posedim të topit se sa kuqezinjtë në pjesën e parë me 54% kundrejt 46% të mysafirëve.