​Kosovë-Shqipëri, tjetër gol në ndeshjen e grupmoshave U21
BKT
Sport

​Kosovë-Shqipëri, tjetër gol në ndeshjen e grupmoshave U21

Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen ndërmejt Kosovës dhe Shqipërisë që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” për kategorinë e grupmoshave U21.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi në minutën e 58’ me golin e shënuar nga Karrica, por “Dardanët” e barazuan rezultatin me anë të Krasniqit në minutën e 66 pas asistimit nga Marleku.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të vitit 2023.