Dani Alves prezantohet te Barcelona, firmos kontratën zbathur
BKT
Sport

Dani Alves prezantohet te Barcelona, firmos kontratën zbathur

Dani Alves prezantohet këtë të mërkurë në Camp Nou.

Mbrojtësi, i cili firmos deri në fund të sezonit, por nuk do të mund të luajë deri në janar, është i kënaqur me këtë fazë të dytë në skuadrën e Barçës.

Futbollisti ka kaluar tashmë kontrollin mjekësor të hënën në mëngjes dhe pasdite është vënë nën urdhrat e Xavit.

Sot ai mbërriti në stadium ku u prezantua para tifozëve i veshur me kostum, por këmbë zbathur.