Promovohet libri i politologut Nexhmedin Spahiu
Sharr Travel

Promovohet libri i politologut Nexhmedin Spahiu

Është përuruar libri më i ri i historianit Nexhmedin Spahiu, me titull, “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen, më afër apo më larg njëra-tjetrës”, në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Autori përmes  këtij librit vë në pah dhe analizon marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

Nga  analizuesit e tij u vlerësua si një libër shumë bindës sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Vetë autori i librit pati disa kritika për institucionet dhe ndikimin që kanë mbi këtë çështje.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe që e ka Kosova në sistemin shkollor, arsimi nuk e ofron një patriotizëm të kohës, por brezat tonë tani edukohen njësoj siç jemi edukuar ne, por harrojmë që në kohën kur jemi edukuar ne Kosova nuk ka qenë shtet e tani është shtet”, ka thënë Spahiu.

Ky është libri i 11 i publikuar nga historiani, Nexhmedin Spahiu.