PSG gati planin për verë, largohet Mbappe vjen Haaland
BKT
Sport

PSG gati planin për verë, largohet Mbappe vjen Haaland

PSG tashmë ka vendosur kush do jetë pasuesi i Kylian Mbappe, që pritet që të kalojë te Real Madrid në verë.

Francezi ende nuk ka rinovuar dhe ka ëndërr që t’i bashkohet gjigantit spanjoll. Gazzetta dello Sport, zbulon se Haaland është prioritet për të zëvendësuar Mbappe.

Norvegjezi ka klauzolë lirimi me vlerë 75 milionë euro dhe do largohet në verë nga Borussia Dortmund, derisa janë të interesuara shumë skuadra, raporton lajmi.

Thuhet se Real Madrid është dorëzuar nga gara, ku preferon vetëm Mbappen.