Jep dorëheqje kryesia e Drenicës pas problemeve financiare
BKT
Sport

Jep dorëheqje kryesia e Drenicës pas problemeve financiare

Klubi i Drenicës është duke u përballur me probleme financiare dhe Kryesia e klubit ka vendosur të dorëhiqet.

Vetë klubi i Drenicës e ka bërë lajmin të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook . 

NJOFTIMI

Dorëhiqet kryesia e klubit!

Skenderaj - 17 Nëntor 2021

Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.

Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t'i permbushur obligimet e klubit.

Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.

Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.

Me Respekt,

Kryetari, Mustaf Bajraktari