Newscaslte nuk ndalet, këtë herë “peshkon” te Borussia Dortmund
BKT
Sport

Newscaslte nuk ndalet, këtë herë “peshkon” te Borussia Dortmund

Newcastle pas ardhjes së pronarëve të rinj, nuk njohin kufi. Merkato e janarit pritet të sjellë një revolucion të vërtetë në radhët e klubit.

Sheikët po studiojnë me kujdes çdo lojtarë të mundshëm që duan ta kenë pjesë të projektit për në vazhdim.

Tani drejtuesit kanë hedhur sytë nga Borussia Dortmund, sepse mesfushori belg i tyre, Axel  Witsel, pëlqehet shumë nga sheikët.

Witsel pëlqehet shumë edhe nga Manchester United, Juventus, por Newscastle qëndron në “pole position”.

Games Jones, pjesëtar i stafit të klubit anglez është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin, teksa janë takuar së bashku në Belgjikë.

Ndërkohë mediat gjermane bëjnë me dije se Dortmund ka gati zëvendësuesin e tij. Denis Zakarian i Borussia Monchengladbachut shikohet si lojtari ideal.