11:46 / 18.11.2021
Bayerni ende pa marrëveshje me mbrojtësin Sule
Bayerni i Mynihut ende nuk po arrin një marrëveshje me Niklas Sule për zgjatjen e kontratës.
Mbrojtësi gjerman mund të largohet me parametër zero verën tjetër siç veproi Alaba dhe drejtuesit janë të shqetësuar se mos e humbasim, pasi është i rëndësishëm për Nagelsmann. Ata janë të bindur për një akord në javët e ardhshme dhe kanë rritur ofertën për 26-vjeçarin të cilit i ofrojnë 10 milionë page neto, nga 8 që e ka aktualisht, ndërsa klubet e mëdha po presin zhvillimet rreth tij.























