12:24 / 18.11.2021
Barça dhe City në garë për Aubameyangun
Barcelona dhe Manchester City janë në garë për sulmuesin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Aubameyang është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe më nuk duket të jetë titullari i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Mikel Arteta.
Situata e tij ka bërë që klubet evropiane të interesohet për transferimin e tij, pasi vlera e tij ka rënë shkaku i moshës. Barcelona e sheh Aubameyangun si zëvendësues të Sergio Agueros.
Sipas faqes “Transfer Market Web”, Manchester City është i gatshëm të luftojë me Barcelonën për nënshkrimin e sulmuesit të Arsenalit, Aubameyang, në afatin kalimtar të janarit.























