Alexis Sanchez do të mungojë të paktën për dy javë
BKT
Sport

Alexis Sanchez do të mungojë të paktën për dy javë

Alexis Sanchez do të mungojë të  paktën për dy javë, kanë raportuar mediat italiane.

Sanchez u dëmtua në ndeshjen kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” kundër Ekuadorit, të cilën Kili e humbi me rezultatin 2:0.

Ai e dëmtoi muskulin e këmbës dhe do t’i mungojë Interit për dy javët e ardhshme, transmeton "albeu".

Simone Inzaghi nuk do të mund të llogarit Sanchezin për ndeshjen derbi të Serie A kundër Napolit, që luhet të dielën mbrëma.

Sanchez këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka dy asistime në dhjetë ndeshje.