Salah vë në ankand fanellën nga fitorja ndaj Manchester United
BKT
Sport

Salah vë në ankand fanellën nga fitorja ndaj Manchester United

Mohamed Salah ka vënë në ankand fanellën e tij të cilën e kishte veshur në fitoren 5:0 ndaj rivalit të Liverpoolit, Manchester United.

Salah së bashku me Liverpoolin fituan ndaj Manchester United me rezultat 5:0, ku ai regjistroi tre gola dhe një asistim, përcjell KosovaPress.

Tani, Salah ka vënë në ankand fanellën që e kishte në këtë fitore, ku të gjitha përfitimet nga blera e saj do të jenë për bamirësi.

Salah synon që paratë e fituara t’i jep në formë donacioni për kafshët e shtetit të Egjiptit.