09:07 / 19.11.2021
Rikthehen në aksion top ligat evropiane, këto ndeshje luhen sot
Pas ndeshjeve të Kombëtareve do të rikthehen në aksion sërish kampionatet më elitare.
Pas pushimit dy javor të kualifikimeve të Kupës së Botës, sonte luhen ndeshjet e radhës në top pesë ligat evropiane.
Ndeshja mes Augsburgut dhe Bayern Munich e hap xhiron e 12-të të Bundesligës, nga ora 20:30.
‘Bavarezët’ kërkojnë të marrin tre pikët e radhës dhe të vazhdojnë sigurt në vendin e parë.
Në Francë, Monaco takohet me Lillen në një sfidë mjaft interesante në ora 21:00.
Ndërkohë në La Liga, Levante ballafaqohet me Athletic Bilbaon sfidë kjo që luhet në ora 21:00.
Ndeshjet tjera do të luhet të shtunën, të dielën dhe të hënën.























