Nga Cagliari kanë një këshillë për Mancinin: Merr Joao Pedro në kombëtare
BKT
Sport

Nga Cagliari kanë një këshillë për Mancinin: Merr Joao Pedro në kombëtare

“I kam thënë Joao Pedros: Joao objektivi yt kryesor është që të shpëtosh Cagliarin dhe të shkosh të luash në kombëtare, ndoshta me Italinë, sepse ai e ka nënshtetësinë italiane. Meqë skuadrës “axurre” i mungojnë sulmuesit nuk e kuptoj se përse nuk mund të merret në konsideratë një lojtar si Joao Pedro. Ai është italian dhe mund të luajë edhe për kombëtaren e Italisë”.

Këto janë fjalët e drejtorit sportiv të Cagliarit, Stefano Capozucca, për “Radiolina”, duke i sugjeruar trajnerit Roberto Mancini grumbullimin e sulmuesit kuqeblu në kombëtaren italiane.

Joao Pedro ka lindur në Brazil, por më pas ka ardhur që të luajë në Itali, ku është martuar me një grua siçiliane dhe që nga viti 2017 ka marrë edhe nënshtetësinë italiane. Sulmuesi luan për Cagliarin që nga viti 2014 dhe në 230 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 78 gola