Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
BKT
Sport

Driton Kuka nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”

Universiteti “Luarasi” në Tiranë ka ndarë sot titullin “Doctor Honoris Causa” për trajneri e ekipit kosovar të xhudos Driton Kuka.

Kuka është më meritori që xhudo vazhdon të ketë epitetin si sporti më i suksesshëm kosovar, me shumë medalje evropiane, botërore dhe olimpike.

Në krye me Kukën, këtë vit kalendarik ekipi kosovar i xhudos ka arritur të sjellë medalje nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020, ku xhudistja Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi fituan të artat në kategoritë e tyre.

Me këtë rast, pasi e pranoi titullin “Doctor Honoris Causa”, trajneri Kuka ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook” duke thënë që shpreson se ky sport të bëhet pjesë e sistemit edukativ në trojet shqiptare.

“I nderuar nga Universiteti ‘Luarasi’ në Tiranë me titullin Akademik ‘Doctor Honoris Causa’. Jigoro Kano xhudon e kishte bërë pjesë të sistemit edukativo-arsimor në Japoni. Me shpresë që sporti që ka bë krenar një Komb dhe që promovon edukim në çdo aspekt të bëhet pjesë e sistemit edukativ tek ne në Kosovë e Shqipëri”, shkruante Kuka në llogarinë e tij “Facebook”.