Kosova ngjitet dy pozita në renditjen e FIFA-s
BKT
Sport

Kosova ngjitet dy pozita në renditjen e FIFA-s

Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s. Dardanët janë ngritur në dy vende më lart.

Nga vendi i 113 në vendin e 111, Kosova ka përparuar në renditjen e re të FIFA-s, ani pse rezultatet nuk ishin të dëshirueshme edhe në ndeshjet e fundit për vitin 2021.

Dardanët janë ngritur për dy vende pas ndeshjeve të nëntorit. Në ndeshjet e këtij muaji Kosova u befasua nga Jordania në 'Fadil Vokrri' në miqësore, duke u mposhtur 0-2, por Dardanët ndryshuan fytyrën pak ditë më pas, duke barazuar 1-1 në udhëtim me Greqinë, në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kjo paraqitje pozitive ka ndihmuar Kosovën që nga vendi 113 që ishte në tetor, të ngrihet në atë të 111.

Gjithashtu, lëvizja e ekipeve bëhet edhe në varësi të paraqitjeve të kundërshtarëve, andaj janë një varg rrethanash që ndryshon renditja e kombëtareve.