Renato Sanches: Isha lojtar i Barçës, ja pse nuk u transferova në Nou Camp
BKT
Sport

Renato Sanches: Isha lojtar i Barçës, ja pse nuk u transferova në Nou Camp

Renato Sanches, në një intervistë të fundit, ka konfirmuar se ka qenë shumë pranë kalimit te Barcelona verën e kaluar, por transferimi dështoi për shkak të dëmtimit të tij, duke u detyruar që të qëndronte te Lille.

“Nëse nuk do të isha lënduar, do të kisha nënshkruar për Barçën këtë verë. Barça dhe Lille ranë dakord, kishte një marrëveshje mes palëve. Në fillim u trondita që, për një dëmtim, nuk mund të transferohesha në “Camp Nou”, por pastaj mendova për perspektivën. Futbolli ka të bëjë me ulje-ngritje dhe unë jam mësuar me të. Nuk mendova më për klubet e interesuara, por u fokusova në riaftësimin tim.”

Mesfushori portugez e pranon se kalimi te Bayerni i Mynihut në vitin 2016 ishte i parakohshëm.

“Kur shkova te Bayerni, nuk isha gati të luaja për një klub kaq të madh, sot ndihem gati”.

Pasi dështoi të ishte protagonist te gjigantët gjermanë, Renato Sanches u huazua te Swansea, më pas u ble nga Lille. Presidenti i skuadrës franceze është shprehur i gatshëm për shitjen e lojtarit, sigurisht nëse vjen oferta e duhur.