Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg
Sharr Travel

Orhan Pamuk rrezikon 3 vite burg

Laureati i çmimit Nobel në Letërsi, Orhan Pamuk, po hetohet nga shteti turk për “fyerje” të themeluesit të Turqisë moderne dhe tallje me flamurin turk në romanin e tij të ri “Netët e Murtajës”. Shkelje për të cilën rrezikon 3 vite burg.

Pamuk, e botoi librin në Turqi në muajin mars, e ankesa e parë kundër librit – e vendosur në një ishull imagjinar osman gjatë një shpërthimi të murtajës në fillim të viteve 1900 – erdhi në Prill, kur një avokat akuzoi Pamuk për nxitje të “urrejtjes dhe armiqësisë” duke fyer Mustafa Kemal Ataturkun dhe duke u tallur me flamurin e Turqisë.

Një gjykatë e Stambollit vendosi të mos e çojë kërkesën përpara për shkak të mungesës së provave, por avokati që ngriti çështjen, Tarcan Uluk, apeloi vendimin dhe hetimi tani është rihapur. Pamuk, i cili ka mohuar akuzat është shprehur se nuk ka asnjë mungesë respekti për themeluesit heroikë të shteteve kombëtare të themeluara nga hiri i perandorive apo për Ataturkun. Ligji 5816, sipas të cilit Pamuk tani po hetohet, synon të mbrojë “kujtimin e Ataturkut” nga fyerja e çdo shtetasi turk. Nëse shpallet fajtor, Pamuk përballet me tre vjet burg./Marrë nga TheGuardian/