16:28 / 24.11.2021
Pandev flet si interist: Shpresoj të fitojnë, po kthehet lavdia e Serie A
Goran Pandev është rikthyer të flasë edhe njëherë si në kohët kur mbronte ngjyrat zikaltër. Sulmuesi maqedonas, ka dhënë një intervistë për La Gazetta dello Sport, ku ndër të tjera foli edhe për ndeshjen e sotme midis Interit dhe Shakhtarit.
Ishi i Interit kërkoi nga lojtarët dhe Inzaghi të fitojnë në këtë ndeshje. Për të, arritja e objektivave të Interit janë një reklamë e mirë edhe për kampionatin italian dhe si pasojë nevoja që të realizohen është e të gjithëve.
“Shpresoj që Interi të arrijë objektivin dhe më pas të rikthehet si protagonist edhe në fazën tjetër. Do të ishte një tjetër lajm i shkëlqyer për futbollin italian, pas triumfit të Mancinit në Kampionatin Europian. Seria A më në fund po i kthehet lavdisë së saj”, përfundoi Pandev.























