Presidenti i Sllovenisë të hënën vjen në Kosovë
BKT
Lajme

Presidenti i Sllovenisë të hënën vjen në Kosovë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të qëndrojë për vizitë të hënën në Kosovë, ndërsa një ditë me herët do ta vizitojë edhe Serbinë.

Pahor vizitën do ta nisë në Serbi të dielën, ndërsa në Kosovë të hënën, mirëpo nuk dihet nëse kjo vizitë lidhet me dialogun Kosovë-Serbi.

Ky njoftim është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga zyra e presidentit slloven, Pahor, përcjell Gazeta Metro. 

Gjatë kësaj vizite, presidenti slloven pritet të takohet presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.


MË SHUME NGA Lajme