20:37 / 26.11.2021
Edhe katër medalje nga kampionati ballkanik në karate
Pas suksesit të Vlera Qerimit që fitoi medaljen e parë për Kosovën në kampionatin ballkanik për kadet, junior dhe U21, garuesit tanë kanë arritur edhe katër medalje nga dita e parë.
Tre vendet e para nga konkurrenca U21 te meshkujt kategoria deri 67 kilogramë u fituan nga garuesit e përfaqësueses se Kosovës Endrit Beka i artë, Albin Merovci i argjendtë dhe Arlind Selmanaj, teksa i bronztë Betim Maliqi në konkurrencën U21 kategoria deri ne 75 kilogramë, transmeton KK.
Deri më tani në ditën e parë karateistët kosovarë kanë grumbulluar gjithsej pesë medalje, një e artë, një argjendtë dhe tri të bronzta.























