21:19 / 26.11.2021
Mirlind Daku hero për Osijek-un
Osijek është rikthyer të fitorja dhe këtë herë ka mposhtur skuadrën e Lokomotiva Zagreb. Dy shqiptarë kanë qenë protagonistë.
Sulmuesi Mirlind Daku shënoi golin e avantazhit për kryesuesit e kampionatit kroat.
Daku, në minutën e 88-të, e devijoi një top në rrjetë dhe e çoi rezultatin në 2-1 për Osijek.
Enis Çokaj te Lokomotiva u ndëshkua me karton të kuq tre minuta më pas dhe skuadra e tij pësoi në fund edhe një gol tjetër.