Goli i Zhegrovës nominohet si më i bukuri i javës
Sharr Travel

Goli i Zhegrovës nominohet si më i bukuri i javës

Edon Zhegrova ka vazhduar me ndeshje të mira në fanellën e Baselit në Conference League.

Sulmuesi anësor shënoi një super gol në ndeshjen ndaj Kairat Almaty, ku skuadra e fitoi me rikthim 3-2.

Goli i tij erdhi me një goditje të bukur nga distanca, duke bërë që të futet në mesin e katër golave më të mirë të javës në Conference League.

Fansat mund të zgjedhin se cili ishte goli më i mirë, ku së bashku me Zhegrovën në garë janë edhe Gomez i Omonia, Horvat i Mura dhe Christodoulopoulos i Anorthosis.

Zhergrova ka shënuar dy gola në Conference League në këtë sezon, ndërsa Baseli e ka siguruar kalimin e grupit.