Delegohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush i drejton duelet kryesore
Sharr Travel

Delegohen gjyqtarët e fundjavës, ja kush i drejton duelet kryesore

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Janë deleguar gjyqtarë që do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave në elitën e futbollit kosovar.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet të dielën, në mes të Llapit dhe Gjilanit, raporton olle.

Kjo ndeshje i është besuar Genc Nuzës, me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj. Ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.