Stuttgarti largon krizën, rigjen fitoren pas 5 javësh
Sharr Travel

Stuttgarti largon krizën, rigjen fitoren pas 5 javësh

Një fitore e festuar si të ishte një titull për Stuttgartin.

Kështu u festua triumfi nga skuadra e Matarazzo e cila mundi në shtëpi 2-1 Mainzin në një ndeshje shumë të rëndësishme që mund të shërbejë për të ndryshuar sezonin e tyre.

 Në krizë të thellë dhe afër fundit të tabelës, Stuttgart kishte nevojë për pike dhe ndaj Mainz arriti të merrte maksimumin teksa triumfoi 2-1 me golat e Ito në 21’ dhe Sosa në 51’.

 Goli i Hack në 38’ për miqtë nuk pati vlerë pasi Stuttgart arriti të mbronte rezultatin dhe me 3 pikët e fituara pas 5 javësh rezultate negative, merr frymë dhe ngjitet në vendin e 13-të.