Llapi dhe Gjilani ndahen në paqe
Sharr Travel

Llapi dhe Gjilani ndahen në paqe

Llapi dhe Gjilani kanë ndarë nga një pikë, pasi në Merdare barazuan pa gola, sot në kuadër të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pas kësaj ndeshje Gjilani gjendet në vendin e dytë, kurse Llapi në vendin e tretë. 

Në xhiron e ardhshme Gjilani pret Malishevën, kurse Llapi udhëton në Klinë për t'u ndeshur me Dukagjinin.