28 nëntori shënohet me ndeshje mes veteranëve
Sharr Travel

28 nëntori shënohet me ndeshje mes veteranëve

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë shënuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me një ndeshje miqësore. Për ngjarjen kanë folur dy presidentët e federatave të futbollit, Agim Ademi i FFK-së dhe Armand Duka i FSHF-së.

"Dita e Pavarësisë nuk mund të festohej më bukur se me një miqësore ndërmjet veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës. Kënaqësi të kaloja këtë ditë të shënuar me legjendat e futbollit mbarëkombëtar dhe mikun tim Agim Ademi. Gëzuar edhe njëherë!", ka thënë Duka.  

"Dita e Flamurit është festa e të gjithë shqiptarëve.

Kjo festë na bashkon në lartësimin dhe nderimin e të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre përgjatë historisë për mbijetesën, lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar. Ishte kënaqësi e veçantë që sot e festuam këtë ditë të madhe me një ndeshje futbolli ndërmjet yjeve veteranë të futbollit mbarëkombëtar. Falënderoj mikun tim, Armand Duka që gjithmonë na bën pritje të tilla madhështore. E gëzofshim përjetë 28 Nëntorin!", ka shkruar Ademi. May be an image of 4 people, people standing and outdoors