Christopher Andersen publikon librin “Brothers and Wives”
   Libër & Ide

Christopher Andersen publikon librin “Brothers and Wives”

Autori rrëfen anëtarin e familjes mbretërore që u përfol për racizëm.

Page Six bën me dije se një libër i ri i publikuar së fundmi, pretendon se ishte pikërisht Princi Charles ai që spekuloi për ngjyrën e lëkurës së fëmijëve të ardhshëm të Princit Harry dhe Meghan Markle, duke shkaktuar kështu padashur përçarje midis çiftit dhe familjes mbretërore britanike.

Këtë e ka konfirmuar një burim në librin e autorit Christopher Andersen “Brothers And Wives” që doli të martën e kaluar në treg.

Burimi raportoi se më 27 Nëntor 2017, në të njëjtin mëngjes që u shpall zyrtarisht fejesa e Princit Harry dhe Meghan Markle,Princi Charles i tha gruas së tij, Camilla: “Pyes veten se si do të duken fëmijët? “Ndërkohë që gjatë bisedës Camilla është shprehur  e befasuar nga pyetja, teksa i është përgjigjur: “Epo, absolutisht të mrekullueshëm, jam e sigurt”. Duke ulur zërin, Charles pyeti: “Dua të them, si mendon se mund të jetë lëkura e fëmijëve të tyre?”-thuhet në libër.

Ndërsa një zëdhënës i Harry dhe Meghan nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Libri zbulon gjithashtu zhgënjimin e Harry-t pasi ai u ankua te Charles, i cili, sipas një burimi tjetër të brendshëm, i tha princit se ishte “tepër i ndjeshëm për këtë çështje”. Autori e paraqet çështjen sikur kurioziteti i Charles-it u kap dhe u shtrembërua nga oborrtarët, të cilët i dhanë pyetjes një karakter racist.