19:45 / 01.12.2021
Manchester City interesohet për mesfushorin e Bolognas
Manchester City ka hedhur sytë në Serie A, pasi i intereson mesfushori Mattias Svanberg.
Gazetari Nicolo Schira raporton se skaut të “Qytetarëve” janë në stadium duke e ndjekur në ndeshjen kundër Romës.
22-vjeçari sa duket është karikuar, pasi e ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 35-të. Svanberg është pjesë e klubit të Serie A prej tre sezonesh,
Mesfushorit i përfundon kontrata më 30 qershor 2023 dhe në verë Bologna do të jetë e detyruar ta shesë, që të mos e humbasë me parametra zero.























