CR7 mund ta pësojë nga Ralf Rangnick, arsyeja rregullat e “çuditshme”
Sharr Travel

CR7 mund ta pësojë nga Ralf Rangnick, arsyeja rregullat e “çuditshme”

Cristiano Ronaldo njihet si një adhurues dhe koleksionues i makinave luksoze, por siç duket portugezi mund të pezullohet për shkak të paraqitjes në seancat stërvitore të Manchester Undited me mjete të shtrenjta luksoze.

Trajneri Ralf Rangnick ka disa metoda shumë strikte në mënyrën se si punon, si brenda fushës, por edhe jashtë saj. Emërimi trajner i një klubi të madh si Manchester United nuk do të përbëjë aspak ndryshim.

Ndërsa drejtonte RB Leipzig, Ragnick i lejonte futbollistët e tij të paraqiteshin në stërvitje vetëm me mjetet që klubi lejonte të përdoreshin në raste të tilla dhe mediat raportojnë se ky rregull do të vendoset dhe te Manchester Undited me ardhjen e Rangnick.

Ronaldo ka një koleksion makinash me vlerë 20 milion euro, ky koleksion përfshin: Ferrari, Lamborghini dhe shumë lloje të tjera makinash, duke përfshirë dhe një Bentley me vlerën 300 mijë euro, me të cilin ai është fotografuar teksa paraqitet në seancat stërvitore.

Trajnerët e tij të mëparshëm janë munduar t’i japin sa më shumë liri si brenda, por edhe jashtë fushës së blertë prej statusit të tij si superstar. Në këtë rast trajneri gjerman kurrë nuk ka bërë një përjashtim, qoftë edhe për një futbollist të vetëm, gjë që do të thotë se së shpejti mund të ketë tensione mes palëve.