Inzaghi: Calhanoglu po rritet, Dumfries është vlerë e shtuar për Interin
Sharr Travel

Inzaghi: Calhanoglu po rritet, Dumfries është vlerë e shtuar për Interin

Simone Inzaghi është shumë i lumtur për ecurinë pozitive të Interit dhe për faktin që skuadra e tij nuk pësoi gol. Trajneri zikaltër është i kënaqur nga futbollistë si Calhanoglu dhe Dumfries.

PËRGJIGJET– “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, e cila duhet të luhej me vendosmëri dhe lojtarët ishin të jashtëzakonshëm në këtë sens. Jam shumë, shumë i lumtur”.

PA PËSUAR– “Sigurisht që është një motiv krenarie. Futbollistët bënë një ndeshje të kujdesshme dhe luajtëm të bashkuar. Këtë herë ishim në emergjencë totale në mbrojtje, por u treguan të zotët dhe kompaktë. Duhet të shohim përpara, sepse ende nuk kemi bërë asgjë. Të shtunën na pret një tjetër ndeshje e fortë”.

ÇALHANOGLU– “Është duke luajtur mjaft mirë sepse ka kualitet dhe sasi. Po rritet nga ndeshja në ndeshje. Jam i lumtur për të, ashtu si për të tjerët. Me këtë dëshirë, sigurisht që vetëm mund të përmirësohemi”.

GOLAT– “Duhet të luajmë me shpejtësi. Goli i parë erdhi pas 15 pasimesh. Në Venezia përpara golit bëmë 22-23 pasime. Jemi të zotët në depërtime nga qendra. D’Ambrosio luan mirë mes linjave, por edhe Lautaro ishte në një ditë pozitive. Gaglia punon çdo ditë”.

DUMFRIES– “Jam i kënaqur prej tij. Gjithmonë i kam alternuar atë me Darmian. Pastaj ishte episodi i penalltisë me Juventusit dhe Darmian ka qenë në formë super. Por Denzel është një vlerë për ne. Është një djalë pozitiv dhe nuk pagoi prej gabimit që bëri”.

ROMA– “Shpresoj të rikuperoj ndonjë futbollist. Kemi pasur shumë probleme dhe uroj që të rikthehen disa lojtarë”.