Interi fiton me lehtësi ndaj Spezias
Sharr Travel

Interi fiton me lehtësi ndaj Spezias

Interi e ka mposhtur Spezian me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Roberto Gagliardini në minutën e 36-të, pas një asistimi nga Lautaro Martinez, me këtë epërsi minimale të Interit përfundoi pjesa e parë, transmeton KK.

Në pjesën e dytë, Interi e shënoi edhe golin e dytë, Lautaro Martinez e dyfishoi epërsinë në minutën e 58-të, nga penalltia.

Interi pas kësaj fitore kalon në vendin e dytë momentalisht me 34 pikë pas 15 ndeshjeve.

Teksa Spezia mbetet në pozitën e 18-të me 11 pikë.