Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës premton përkrahje
Sharr Travel

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës premton përkrahje

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës, Morinari Watanabe ka premtuar përkrahje te plotë për Gjimnastikën e Kosovës, ka njoftuar Federata e Gjimnastikës e Kosovës. 

"Darkë pune Federata e Gjimnastikës e Kosovës me Presidentin e Federates Nderkombetare të Gjimnastikës z. Morinari Watanabe me Presidentin e Komitetit Olimpik te Kosoves z. Ismet Krasniqi dhe ambasadorin e Japonise ne Kosove Mitsunori Ogaswara, pas nje vizite te shkurtër në vendin tonë.

Në këtë darkë pune u diskutua për zhvillimin e infrastrukturës për sportin e Gjimnastikës në vendin tonë , Presidenti Watanabe premtoi perkrahje te plotë dhe brenda nje kohe të shkurtë do të vizitojë prap vendin tonë, ku do të ketë nje vizitë më te zgjatur".