Mourinho flet pas humbjes nga Bologna
Sharr Travel

Mourinho flet pas humbjes nga Bologna

Jose Mourinho ishte i mërzitur pas humbjes që Roma pësoi në transfertë kundër Bologna.

Portugezi pas ndeshjes u shpreh:

“ Komplimente skuadrës së Bologna, Sinisa dhe lojtarët e tij. Ata vërtetë bënë një lojë të shkëlqyer, luftuan për të marrë tre pikët në shtëpi.

I përgëzoj edhe djemtë e mi, që dhanë gjithçka kundër të gjithëve, mbi të gjitha me dëmtimet që morëm dhe me disa episode kundër. Unë jam me ta”.

“Unë flas edhe kundër vetes. Nëse do të isha në vend të Zaniolo, do filloja vërtetë të mendoja të mos luaja kaq gjatë në Serie A, pasi ndihem keq për atë që duhet të vuajë.

Sa i takon situatës sime personale dhe kartonit të verdhë, nuk kam nevojë ta komentoj”, përfundoi Mourinho deklaratën e tij.