14:25 / 03.12.2021
Zanetti flet për Messin i cili ishte pranë kalimit tek Interi
Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, në intervistën e tij për ESPN , foli edhe për momentin kur Messi u afrua fuqishëm nga Nerazzurrët.
“Jam i lumtur për Leon, e pashë pak kohë më parë. Ai meriton gjithçka dhe më shumë. E vërteta është se kur ekzistonte kjo mundësi pas pandemisë situata e klubit ishte shumë e komplikuar. Nuk mendoj se dikush do ta shihte atë larg Barcelonës. Kalimi në Paris ishte një surprizë e madhe për të gjithë”.























