Cara, simbol i Partizanit, përmirëson shifrat personale nga sezoni i kaluar
Sharr Travel

Cara, simbol i Partizanit, përmirëson shifrat personale nga sezoni i kaluar

Një sezon më parë, Tedi Cara luajti në 34 ndeshje me Partizanin, shënoi 5 herë dhe dha sinjale se mund të ishte një lojtar që mund t’i besohej në të ardhmen dhe pse vetëm në 5 sfida u aktivizua si titullar.

Në këtë kampionat, ringritja e Partizanit në javën e fundit, ka mbi të gjitha dhe meritat e tij. Kur jemi në javën e 10, ka shënuar po aq sa sezonin e kaluar, dhe në 3 nga fitoret e të kuqve, dy kanë patur firmën e tij, ndërsa në total i ka dhuruar të kuqve 9 pikë.

Goli i shënuar me Skënderbeun, ishte konfirmimi i tij si një protagonist absolut i të kuqve, pasi kontributoi me një gol fitoreje në të 96-tën ndaj Teutës. Cara po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Partizanin. Dhe në barazimet me Egnatian, Kukësin dhe Laccin, pikët e Partizanit erdhën nga golat e tij. Këtë vit është padyshim zbulimi i të kuqve.

Deri tani ka luajtur në total 7 ndeshje si titullar, 2 më tepër secc luajti gjithë sezonin e kaluar me fanellën e të kuqve, ka shënuar të njëjtin numër golash kur nuk ka kaluar ende as 1/3 e kampionatit dhe mbi të gjitha i ka dhuruar pikë me vlera skuadrës së Dajës, aq sa kanë qenë golat e Carës që ndoshta e kanë shkundur përfundimisht Partizanin nga fillimi i vështirë.

Gjithmonë gati për të kontriburar, gjithmonë gati për të dërguar në rrjetë. 21 vjeccari këtë sezon është lojtari që Partizani kishte pritur dhe jo rastësisht është shënuesi më i mirë i kryeqytetasve dhe i dyti në garën e këpucës së artë të Superiores pas Edi Bashës së Kukësit. Ku i dihet, ky mund të jetë kampionati i Tedi Carës, dhe falë golave të tij dhe i ngjitjes së Partizanit.