Dukagjini ndanë pikët me Llapin, Ulpiana me Feronikelin
Sharr Travel

Dukagjini ndanë pikët me Llapin, Ulpiana me Feronikelin

Kanë përfunduar dy duelet e zhvilluara nga ora 13:00 në xhiron e 17-të të BKT Superligës.

Dy duelet e zhvilluara mes Ulpianës e Feronikelit dhe Dukagjinit e Llapit kanë përfunduar me barazime pa gola.

Skuadra e Llapit ndalet pas një serie prej katër fitoreve rresht, me skuadrën e Dukagjinit që i bëri ballë duke i ndarë pikët.

Llapi me këtë barazim pozicionohet në pozitën e katërt në tabelë me 26 pikë të mbledhura, gjersa Dukagjini mbetet në pozitën e parafundit me 17 pikë të mbledhura.

Në duelin tjetër mes Ulpianës dhe Feronikelit, skuadra mysafire ka arritur që të marrë një pikë pas një kohe të gjatë.

Pas një serie prej tetë humbjeve radhazi në kampionat, Feronikeli e ka arritur pikën e parë që nga 3 tetori e cila ishte pikërisht ndaj Ulpianës kur kishte triumfuar me rezultat 1-0.

Ulpiana mbetet në pozitën e tetë me 18 pikë të mbledhura, gjersa Nikli mbetet në pozitën e fundit me vetëm 11 pikë të mbledhura pas 17 xhirove. /Lajmi.net/