Rey Manaj, gjen golin e parë dhe i dhuron avantazhin Spezias
Sharr Travel

Rey Manaj, gjen golin e parë dhe i dhuron avantazhin Spezias

Rey Manaj ka gjetur golin e parë në Serie A me Spezian. Sulmuesi i kombëtares shqiptare e ka nisur si titullar ndeshjen shtëpiake ndaj Sassuolos.

Ishte minuta e 35-të kur 24-vjeçari nga Lushnja mori një asist nga polaku Arkadiusz Reca dhe dërgoi thjeshtësisht topin në rrjetë.

Avantazh tepër i rëndësishëm për bardhezinjtë e Thiago Motta, teksa Manaj ia del të zhbllokohet më në fund në Serie A.