15:28 / 08.12.2021
Handanovic: U mërzita, Reali s’është më i mirë se Interi
Interi është mposhtur mbrëmjen e djeshme nga Real Madrid dhe kapiteni Sami Handanovic është shfaqur i zhgënjyer në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për Sportmediaset.
Portieri i kampionëve të Italisë e vë theksin te rastet e humbura dhe fakt që spanjollët nuk janë një ekip më i mirë se ai i Inzaghit.
“Në fund ishin ata që fituan, 2-0, por ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Kjo ndeshja na mëson se duhet të jemi më ‘vrasës’ dhe duhet të shfrytëzojmë rastet që na jepen.
Jam i kënaqur me kualifikimin, i cili ishte një objektiv i yni dhe kur e arin është gjithmonë diçka e mirë. Nuk jam i kënaqur me ndeshjen sepse për mua Reali nuk është ekip më i mirë se Interi”, u shpreh Handanovic.























