15:37 / 08.12.2021
Kjo do të jetë e ardhmja e Marcelos
Pas 16 vitesh fitoresh dhe triumfesh, Marcelo do të largohet nga Real Madridi verën e ardhshme.
Gazeta argjentinase “Ole” raporton se Marcelo, pavarësisht disa ofertave nga Evropa, do të kthehet në Brazil, për ta mbyllur karrierën te Fluminense.
33-vjeçari nga viti 2007 është pjesë e Realit, ku ka regjistruar 377 paraqitje dhe ka shënuar 26 gola.























