20:38 / 08.12.2021
Juventus fiton minimalisht ndaj Malmo
Juventus e ka mposhtur Malmon në ndeshjen e të mërkurës në kuadër të Champions League.
Ndeshja është mbyllur me rezultat minimal 1-0.
M. Kean ka realizuar për italianët në minutën e 18-të.
Në Grupin H Juventus mbanë vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Malmo të fundit me një pikë.























