12:14 / 09.12.2021
Zyrtare: Tedesco, trajner i ri i Leipzig
Leipzig njoftoi të enjten se Domenico Tedesco do të marrë drejtimin e skuadrës.
Trajneri italo-gjerman do të zërë një pozicion të cilin Jesse Marsch e zinte deri pak ditë më parë, i shkarkuar për shkak të paraqitjes së dobët të skuadrës.
Tedesco ka nënshkruar për pjesën e mbetur të sezonit dhe një sezon tjetër.
“Trajneri 36-vjeçar zëvendëson Jesse Marsch si trajner me marrëveshje deri në qershor të vitit 2023” , njoftoi klubi gjerman përmes rrjeteve sociale.























