Një vit nga vdekja e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi
BKT
Sport

Një vit nga vdekja e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi

Fituesi i Kupës së Botës, Paolo Rossi, u nda nga jeta sot një vit më parë.

Në këtë ditë të vitit 2020, Rossi vdiq në moshën 64-vjeçare, shkruan FI, përcjell KK.

Rossi, i cili vdiq nga kanceri në mushkëri, ishte një hero kombëtar në Itali dhe do të mbahet mend gjithmonë për paraqitjet e tij në Kupën e Botës në Spanjë.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Perugias, Milanit dhe Hellas Verona shënoi gjashtë herë në Kupën e Botës 1982, duke përfshirë golin e parë në fitoren 3-1 ndaj Gjermanisë Perëndimore në finalen e kompeticionit.