14:17 / 11.12.2021
Shuhet shahisti Fide Mjeshtri Kasem Vebic
Ka vdekur shahisti Fide Mjeshtri Kasem Vebic. Njoftimin e ka bërë Federata e Shahut e Kosovës.
"Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në moshën 63 vjeçare u nda nga ne shahisti ynë i mirënjohur Fide Mjeshtri Kasem Vebic. Zoti e mëshiroftë e familjes ia shtoftë durimin dhe të gjitha të mirat në jetë. Varrimi i i të ndjerit bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e qytetit të Prizrenit", është shkruar në njoftim.























