20:51 / 12.12.2021
Empoli mposht Napolin
Empoli ka shënuar fitore të rëndësishme duke e mposhtur Napolin me rezultat 1-0, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.
Në ballafaqimin e zhvilluar në stadiumin “Diego Maradona”, golin e vetëm dhe të fitores për Empolin e shënoi Patrick Cutrone, në minutën e 70-të.
Napoli pas kësaj humbje mbetet në pozitën e katërt me 36 pikë, pas 17 ndeshjeve, transmeton KK.
Teksa, Empoli ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë.























