16:07 / 13.12.2021
Dybala e mbyll vitin 2021
Sulmuesi Paulo Dybala mbërriti në “J Medical” mëngjesin e sotëm për t’iu nënshtruar testeve mjekësore mbi gjendjen e kofshës së tij të djathtë.
Sulmuesi i Juventusit u lëndua gjatë ndeshjes kundër Venezia, duke u larguar me dhimbje në minutën e 12-të.
Rezultatet e rezonancës magnetike do të shpallen në orët në vijim, por tashmë ekziston frika se 2021-ta e argjentinasit tashmë ka përfunduar, me dy ndeshje për t’u luajtur ende. Ky është lëndimi i shumëfishtë i një sezoni të keq për argjentinasin.
Shpresa për Dybala është që të mos jetë një dëmtim serioz, që do ta detyronte të ndalonte për një periudhë më të gjatë.























