Klopp pas shortit: Mezi pres të kthehem në San Siro
BKT
Sport

Klopp pas shortit: Mezi pres të kthehem në San Siro

Golgat i servirën një tjetër sfidë në San Siro, trajnerit të Liverpoolit Jurgen Klopp që shprehet shumë i emocionuar dhe mezi po pret për takimin në Milano.

Ai dha një intervistë ku ndër të tjera komentoi shortin, si dhe ekipin e Interit.

SHORTI - “Më duhej të prisja 54 vjet për të luajtur në San Siro për herë të parë… dhe tani do të ndodhë dy herë në 3 muaj. Për mua është një lajm i mirë, nga tani deri në shkurt kur do të përballemi”.

INTER - “Natyrisht që ne njohim mirë lojtarë si Sanchez apo Dzeko. Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më emocionues në botë. Pastaj Simone Inzaghi, në vitin e tij të parë pas suksesit të sezonit të kaluar po bën mirë. Kjo është rruga e Liverpool-it, nuk është kurrë e lehtë. Është një sfidë e vërtetë e Champions League, kështu që gjithçka është në rregull dhe mezi po pres”.