16:37 / 13.12.2021
Tërbohet Lotito, anulon stërvitjen dhe kërkon mbledhje me lojtarët
Rezultatet e dobëta të Lazios në kohët e fundit e kanë tërbuar presidentin Claudio Lotito. Në ndeshjen e fundit Lazio u përmbys nga Sassuolo me rezultatin 2-1 dhe ky rezultat nuk është toleruar më nga numri 1 i klubit.
Kështu, Lotito ka anuluar stërvitjen që ishte projektuar për ditën e sotme. Sipas asaj që pretendojnë mediat italiane ai do të zhvillojë një takim kokë më kokë me ekipin për të folur rreth situatës ku klubi ndodhet.
Si rrjedhojë, i gjithë ekipi po qëndron në qendrën stërvitore në Formello. Ky është edhe vendi ku presidenti, stafi dhe të gjithë lojtarët do të takohen. Pritet që Lotito të kërkojë një zgjidhje sa më shpejt për situatën.























