Statistikat një makth, Interi 56 vite pa i shënuar gol Liverpoolit
Goglat nuk janë treguar aspak bujare me Interin në shortin e vërtetë. Nga Ajaxi tek Liverpooli, sigurisht që në Milano kanë mbetur të pakënaqur me… fatin. Skuadra angleze është një nga më të fortat në Europë dhe pretendente për të fituar Champions-in.
Sigurisht që Simone Inzaghi dhe të tijtë nuk do ta nisin si të humbur, por do të provojnë shanset e tyre. Në historinë e Europës, dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën 4 herë dhe bilanci është në favor të anglezëve.
Liverpooli ka fituar 3 ndeshje, ndërsa Interi vetëm një. Fitorja e vetme e skuadrës nga Milano daton në vitin e largët 1965, kur arritën që të përmbysnin humbjen në gjysmëfinalen e parë të Champions-it. Fachetti me shokë fituan 3-0, ndëkohë që Interi kishte humbur 3-1 sfidën paraardhëse. Në këtë mënyrë Interi shkoi në finale dhe fitoi Champions-in.
Në epokën moderne, skuadrat janë ritakuar sërish në vitin 2008. Liverpooli i fitoi të dyja ndeshjet, 2-0 në Angli dhe 0-1 në Milano duke siguruar kualifikimin në çerekfinale. Ishte sërish faza e 1/8-ave edhe atë herë, kur Kuyt dhe Gerrard në “Anfield” dhe Torres në “San Siro” thyen zikaltrit. Interi nuk shënoi. Do t’i thuhet të thyejë një mallkim.























